Pasi portalet shpifën për të, Aurela Gaçe i drejtohet ndjekësve: “Nëse vërtetë më doni të paktën lexoni edhe dy rreshta!”

Pak ditë më parë, Aurela Gaçe u revoltua me portalet që përmes titujve të tyre kishin shpifur për të, duke shtrembëruar lajmin se ajo kishte kancer në gji, ndërkohë që këngëtarja e njohur thjesht kishte bërë një eko rutinë. Si të mos mjaftonte kjo, ylli i muzikës vazhdon merr urime e mesazhe nga ndjekësit për shëndetin e saj. Kjo, nuk i ka pëlqyer aspak Aurelës, përkundrazi e ka mërzitur pasi lexuesit nuk kanë kuptuar sqarimet që ajo ka dhënë në lidhje me lajmin e pavërtetë, e madje as nuk e kanë klikuar këtë të fundit por vetëm kanë parë titullin dezinformues.

“Mbase s’duhet t’i ndaja këto me ju, por më prishën ditën. S’di a të zemërohem me urimet? Apo të gëzoj që më duan? Unë denoncova disa media palaço, fillova të kërkoj të di për ligjin për t’i hedhur në gjyq për shtrembërim, dezinformim të publikut, shtrembërim, peshkim. Por, mesa kuptoj media deri diku di çfarë bën. Ata e dinë që ‘ne’ lexojmë vetëm një rresht, një titull. Po gjithë ai sqarim i imi ku shkoi? Nëse vërtetë me doni, të paktën lexoni edhe dy rreshta më poshtë”, shkruan ndër të tjera Aurela, teksa ka postuar në Instagram disa nga mesazhet dhe komentet e ndjekësve.

Fatmirësisht, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, e cila i ka rezistuar kohës në tregun muzikor, gëzon shëndet të plotë! /News31