Pasi pa Arbana Osmanin në kuzhinë, Alketa Vejsiu vjen nga Parisi dhe gatuan speca me gjizë

Një javë më pare, Arbana Osmani postoi në Instastory një moment nga gatimi i recetës “Mish me porcini”, hapat e finalizimit të së cilës i ndau me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram. Moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” për pak ditë do të publikojë librin e saj të dytë me receta gatimi, duke e kthyer këtë hob në profesion të vërtetë.

Alketa-3

Por duket se dhe moderatorja e “Dance with me”, Alketa Vejsiu po ndjek stilin e saj. Pas kthimit nga Parisi, ku ishte për të festuar ditëlindjen e Linda Fllokos, vajzës së Vera Grabockës e Timos Fllokos, Alketa sapo u kthye në Tiranë, ndalesën e parë e bëri në kuzhinë. Edhe Vejsiu njësoj si Arbana ka postuar pjatën e saj modeste, që është speca me gjizë që ndryshe fërgesë tradicionale.

Alketa-2