Pasi lëshuan “bombat” për “Përputhen”, Shqipe Hysenaj dhe Arjon Luli publikojnë foto bashkë duke u përqafuar. Çfarë po ndodh mes tyre?
Arjon Luli ka publikuar mbrëmjen e djeshme një foto me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, e cila u përjashtua për shkak se bullizoi.
Që të dy, kanë ndarë në rrjetet sociale fakte për të treguar se disa prej konkurrentëve gënjejnë dhe se kanë thyer rregullat e programit.
E para nisi të jepte fakte Shqipja, e më pas edhe Arjoni, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për më shumë se një javë tashmë, pasi fotoja që publikoi në rrjete sociale me Ana Lleshin në shtrat, bëri xhiron e rrjetit.
Dy ditë më parë, ai pranoi të fliste publikisht për të dhënë versionin e tij të historisë, sipas së cilës, Ana po gënjente.
Ai rrëfeu se mes tyre ka pasur marrëdhënie intime, dhe se 26-vjeçarja e priste në shtëpinë e tij për ta takuar.
Konkurrenti pranoi se të dy kanë qarë para njëri-tjetrit dhe se i kishte propozuar Lleshit që të dilnin nga programi dhe të jetonin bashkë.
Pas deklaratave të Anës, Arjoni e cilësoi “femër shumë dinake dhe se gjithmonë ishte në kërkim të një preje”, prandaj kishte zgjedhur të tregonte të vërtetën, që asnjë mashkull tjetër në atë program të mos binte pre e saj.
Shqipja nga ana tjetër, ka rrëfyer se dy personat më fallco në program janë pikërisht Ana Lleshi dhe Tea Trifoni.
28-vjeçarja e ka përkrahur Arjonin gjatë përballjes me të gjithë pas kritikave të shumta që i janë bërë për këtë ngjarje.
Në foton e publikuar në Instastory nga Arjoni, të dy duken shumë të afërt dhe nuk është çudi që të jenë duke bërë gati “bombën” e radhës për “Përputhen”.