Pasi la qelinë, Cllevio Serbiano puth direkt të dashurën dhe i habit të gjithë me atë që mbante në dorë (video)
Reperi Cllevio Serbiano i cili u ndalua një muaj e gjysmë më parë, është liruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Miqtë të cilët prej kohësh bënin fushatë për lirimin e tij, e kanë pritur Cllevion me “ceremoni”.
Varg makinash dhe dhjeta persona kanë përcjellë reperin deri në shtëpinë e tij. Mes tyre vihet re edhe e dashura e tij që deri tani nuk ishte bërë publike. Ata shihen të shkëmbejnë puthje te shkallët e shtëpisë.
Cllevio shihet me një bllok në dorë ku me siguri ka shkruar tekste këngësh gjatë izolimit. “Ku janë ato 44-33”-thotë ai me humor ndërsa takohet me miqtë e tij i rrethuar nga policë të shumtë.
Nga momenti kur u ndalua dhe u dënua, fansat kanë bërë postime të panumërta në përkrahje me kërkesën e vetme – lirimin e tij sa më shpejtë.
Mes tyre kanë qenë edhe shumë figura publike, si këngëtarë, modele e personazhe të ndryshëm si Megi Pojani, Stine, fituesi i Big Brother, Anaid Kaloti.
Së fundmi Anaidi ka bërë një postim në Instagram për Cllevion duke shkruar se ai ka fituar zemrat e shumë njerëzve me historinë dhe këngën e tij, duke përmedur edhe vështirësitë që ka kaluar reperi.