Pasi la Atdheun, Sara rikthehet te konkurrenti tjetër i Përputhen? ‘’Mu zgjuan ndjenjat…’’

Sara Malaj është nga konkurrentet që ka bërë bujë brenda ‘’Për’puthen’’ por edhe pas daljes jashtë.

Pasi u deklaruan për njëri-tjetrin me Gelianin ajo tërhoqi deklaratën duke kërkuar të dalin jashtë për t’u njohur me Atdheun.

E tani pas ndarjes nga ky i fundit duket se Sara ka kthyer kokën sërish nga Geliani.

E ftuar në Top Arena përballë Antonelës, ajo ka deklaruar ndarjen nga Atdheu duke thënë se është në paqe me veten dhe po shijon lirinë. E pyetur për Gilianin ajo habiti me fjalët për konkurrentin që la dikur në program.

‘’Unë kisha pëlqim për Gilianin, mendoj edhe ai për mua përderisa u deklarua për mua, thjesht pëlqimi që kisha për Atdheun ishte më i fortë nga pëlqimet që kisha brenda dhe kur e kam takuar Gilianin ka qenë ajo periudha që bëre foto ti me Gelin sikur mu zgjuan ato ndjenjat’’, tha Sara duke lënë pa fjalë edhe Antonelën.

Tani që është single a mos ishte ky një sinjal për ish-konkurrentin për t’u kthyer sërish bashkë?