Pasi kënga me Afërdita Dreshajn i shkatërroi martesën, Agon Amiga merr këtë vendim: I kam vënë vizën përgjithmonë bashkëpunimit me vajza
Reperi i njohur kosovar Agon Amiga ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5” aty ku dha një deklaratë të papritur. Ai ka bërë me dije se nuk do të bashkëpunojë më kurrë me vajza, pasi ka pasur një eksperiencë jo të mirë me një këngëtare të re.
Reperi ka treguar se vajza e cila do bashkëpunonte me të nuk ishte paraqitur në kohë dhe për këtë arsye ai kishte ndërprerë bashkëpunimin.
“E prita një javë, dy javë nuk erdhi, unë hoqa dorë. Pastaj më mori në telefon, më tha kur mundemi ta realizojmë, i thashë më vjen keq por nuk bëhet më ajo punë. Më tha nuk po ndihem mirë, jo kisha një operacion, jo kështu jo ashtu. E fshiva prej listës dhe nuk e bëra. I kam vënë vizën përgjithmonë bashkëpunimit me vajza“, tha reperi gjatë lidhjes në Skype.
View this post on InstagramHabit reperi Agon Amiga: S'do bashkëpunoj më asnjëherë me vajza! #Ftesënë🖐
Kujtojmë se vite më parë bashkëpunimi që ai bëri me Afërdita Dreshajn i shkatërroi martesën duke e ndarë nga partnerja e tij për 1 vit, ndaj mund të themi se dhe kjo mund të jetë një arsye më shumë se përse ai ka vendosur që të mos bashkëpunojë më me vajza.
(A.B)/Dosja.al