Pasi iu bllokuan llogaritë bankare, Loredana shkruan në trup diçka për paratë!

Pas lajmit se prokuroria në Zvicër i ka bllokuar llogaritë bankare repers Loredana, kjo e fundit ka reaguar duke thënë se përdor para kesh. Bllokimi i llogarive bankare lidhet me hetimin për skandalin e mashtrimit të çiftit zviceran. Autoritetet vendase dyshojnë se paratë e Loredanës vijnë nga burime të dyshimta. Edhe pse reperja ka kërkuar që të mos i bllokohen llogaritë, një gjë e tillë nuk është pranuar.

Loredana-2

Së fundmi Loredana ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku shfaqet mjaft tërheqëse, ndërsa në trup ka të shkruar: “Cash only!”. Me këtë foto, duket sikur reperja po thotë se nuk i intereson se i janë ngrirë llogaritë, por edhe mund të jetë duke paralajmëruar ndonjë projekt të ri./Panorama Plus