Pasi i kërkuan të rikthejë “Dimëroj”, Ardit Gjebrea iu premton të gjithëve diçka

Në këto vite të gjithë e kanë ndjerë mungesën e Ardit Gjebreas në muzikë, edhe pse herë pas here artisti i njohur është ngjitur në skenë për të kënduar në momente të rëndësishme të jetës. Vitin e kaluar ai këndoi në “Kënga Magjike’ së bashku me Saimir Pirgun “Kur them ajo”, ndërsa në 2017-tën me vajzën e tij Anna këndoi këngën “Për ty”. Por duket se publiku nuk është i kënaqur me kaq dhe për këtë arsye shumë fansa i kanë kërkuar Arditit të dhurojë sërish një performancë këtë vit në festivalin “Kënga Magjike”. Në postimin e tij të fundit në ‘Instagram’ persona të shumtë i kanë lënë komente duke i kërkuar të rikthejë këngën e tij të famshme “Dimëroj”.

Ardit-2

Kënga me elementë të muzikës folklorike shqiptare ndërthurur me ato moderne vazhdon të dëgjohet ende sot e kësaj dite, ndaj shumë dëshirojnë që Arditi ta këndojë edhe një herë.

Ardit-3

Duke qenë se kërkesat kanë qenë të shumta, artisti ka vendosur t’ju përgjigjet të gjithëve duke premtuar diçka. “Më bombarduat! Më vutë në pozitë të vështirë, por edhe më lumturuat. Në fakt ky është një tast që kur shtypet – dhemb. Është ajo që më mungon më shumë, por përditshmëria më skllavëron me orët që nuk më dalin. Sidoqoftë, mua nuk më pëlqen të rikthehem tek të dikurshmet pasi motivohem: Shih përpara! Dhe duke parë dëshirën tuaj për rikthim të paktën me një këngë, do e mendoj seriozisht dhe me dashuri, jo thjesht në kuadër të të dielës apo ‘Këngës Magjike’, por enkas. Veç më jepni pak kohë! Xhan ju!”, është përgjigjur Arditi.

Siç duket shumë shpejt do e shohim me një projekt të ri muzikor, por nga përgjigja kuptohet se Gjebreas nuk i pëlqen të rikthehet me të njëjtën këngë. /revistawho.com