Pasi Gjergj Leka i kushtoi këngë, Rudina Magjistarit i ndodh ajo që s’e priste

Surpriza që kantautori Gjergj Leka i bëri “live” në emision moderatores Rudina Magjistari, bëri xhiron e rrjeteve sociale. “Ti mendon se një kokë si e imja do të linte pa të bërë një surprizë ty?”, i tha Gjergj Leka, Magjistarit para se t’ia rrëfente asaj idenë e tij të bërë tashmë realitet. “Unë mendoj se ti një gjë nuk ke marrë në jetën tënde dhe është shumë vështirë ta marrësh. Dhurata ime për ty është ajo që jeton më gjatë, unë të kam shkruar një këngë. Në atë këngë nuk është vetëm dora e Gjergj Lekës, por është dora e të gjithëve. Dhe e drejta e autorit në këtë këngë është shprehja që komshija ime i thoshte vajzës së saj: Të rritesh dhe të bëhesh zonjë si Rudina Magjistari”, tha Leka pak para transmetimit të krijimit, që e la pa fjalë moderatoren. Por ç’ndodhi më pas më Rudinën? Mesazhet drejtuar asaj kanë qenë të shumtë, fakt që Rudina e tregoi vetë në puntatën e radhës në emision. Me humor, ajo tha se edhe veshja dhe takat i kishin dhënë një status tjetër, pas këngës që mori si dhuratë. Duke i falënderuar të gjithë për mesazhet dhe urimet që i kanë dërguar, Rudina tregoi atë çfarë i ka ndodhur direk pas transmetimit të surprizës së Lekës, që ishin pikërisht mesazhet dhe telefonatat e të afërmve. “Nuk mbeti njeri nga fisi im për të uruar mamanë time”, tha ajo duke falënderuar sërish.