Pasi e quajtën të plakur, Eliza Hoxha shfaqet e transformuar

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Eliza Hoxha pak kohë më parë në Facebook, reagoi ashpër ndaj një lajmi, ku thuhej se ajo ishte plakur. Hoxha shkruante se njeriun nuk e plak mosha, por dëshira e tij, për të qenë i ri apo i moshuar. Ajo e quante “mani idiote” dëshirën e disa grave në moshë të mesme, për të ndryshuar e për të bërë operacione plastike, që i bëjnë të duken si 18 vjeçare. E nuk ka vonuar shumë dhe këngëtarja, e cila në përditshmëri i dedikohet Arkitekturës, të realizojë një set fotosh artistike ku duket totalisht e transformuar. Padyshim veshja e bukur dhe grimi profesional e kanë bërë të duket super në formë Elizën.