
Pasi deklaroi se ishte e dashuruar dhe do të fillonte bashkëjetesën, Kim Kardashian zbulon identitetin e partnerit misterioz? Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Vetëm pak muaj më parë ylli televiziv, Kim Kardashian deklaroi në një nga pundatat e “The Kardashians” se po përgatitet të bashkëjetojë me të dashurin e saj, të cilit nuk ja zbuloi identitetin.
Mirëpo së fundmi bukuroshja ka postuar disa imazhe me një mashkull që shumë prej fansave po spekulojnë se ai është pikërisht partneri i saj misterioz, shkruan DailyMail.
Gjatë fundjavës, 44-vjeçarja, organizoi një festë “SKIMS” në Los Anxhelos, event nga ai cili ndau shumë pamje. Në mesin e imazheve personale dhe me fëmijët e saj, ajo kishte ndarë edhe disa foto që kishte bërë me një burrë të pashëm.
Inteligjenca artificiale menjëherë zbuloi se mashkulli misterioz quhej Mert Alas, në profesion fotograf shumë i famshëm i cili kishte punuar për Kate Moss, Demi Moore, Julianne Moore, Madonna, Zendaya, Ariana Grande dhe shumë të tjerë siç shihet në profilin e tij në Instagram.
Kur foli për romancën e saj të re, Kardashian theksoi se “do t’i bëj atij pak vend në dollapin e saj”.
Bukuroshja u shprehur në puntadën e “The Kardashians” se ka arritur në një fazë të jetës që “ka nevojë për dashuri dhe kujdes.”
Madje ajo përmendi dhe një deklaratë të saj në të cilën kishte thënë se nuk dëshironte një romancë dashurie, duke theksuar se thjesht kishte gënjyer.

Ndër të tjera ajo la të kuptohet se kjo është një marrëdhënie të cilën po e merr seriozisht pasi u shpreh se po bën rregullime në shtëpinë e saj për hir të partnerit.
“Unë po mendoj të bëj një shtesë në shtëpi, diku që ai të vendos dollapin e tij,” theksoi ajo.
panorama.com.al