Pasi deklaroi se është gay, Mario përballet me nënën!
Pak minuta pasi deklaroi se është homoseksual, grimieri shqiptar Mario Dedivanovic u takua me nënën e tij.
Këtë nuk e priste pasi mendonte se ishte jashtë vendit dhe u emocionua aq shumë sa shpërtheu në lot. Këtë e tregon në videon e publikuar në Instagram.
“As nuk e kam parë fundin e kësaj videoje sepse nuk kam pasur asnjë moment për veten time. Motrat e mia më thanë se nëna ime është jashtë shtetit por e ndjeva zemrën e saj të rrihte gjithë ditën dhe vazhdimisht thoshte: “Mund të ndjej nënën”. Ajo është këtu. Kam pritur 37 vjet që ajo të thoshte OK në mënyrë që mos t’ia thyeja zemrën.
Një ditë, unë do të ndaj vendet e errëta që përjetova, por kur të jem gati. Është historia ime. Do të marr pak kohë për të përpunuar të gjitha këto dhe për të marrë një moment për veten time për të qëndruar me familjen time. Dhe mbase të punoj për një kanal të ri YouTube. Unë jam përpjekur ta filloj një prej kohësh por vazhdoja të ndihesha i bllokuar. Do të provoj një strategji tjetër tani.
Faleminderit mikut tim për këtë video. Unë jam gati të mbyll një kapitull tani dhe të filloj një epokë të re”, shkruajti Mario.