Pasi bëri tatuazh portretin e reperit, e dashura ruse e Don Xhonit nis leksionet për të mësuar gjuhën shqipe: Do jetë e vështirë
E dashura e reperit të njohur Don Xhon, pasi bëri tatuazh portretin e reperit, tashmë ka marrë një tjetër iniciativë për të shprehur dashurinë ndaj tij.
Përveç Don Xhonit, modelja ruse Ariana Lirey duket se është e dashuruar me kulturën dhe gjuhën shqipe.
Së fundmi, Lirey ka nisur leksionet për të mësuar gjuhën shqipe. Është vetë modelja që ka postuar në rrjete sociale disa momente teksa merr leksionet.
Në një tjetër postim, bukuroshja 22-vjeçare shkruan: “Fillova jo vetëm të mësoj gjuhën shqipe. Nisa të studioj origjinën, kulturën dhe historinë e saj. Do të jetë e vështirë, por më pëlqen. Faleminderit”.
Në një postim të sajin në Instagram, ajo shkruan se mund të flasë rrjedhshëm 13 gjuhë, kështu që shqipja do të jetë e 14-ta.