Pasi Baby G mohoi lajmet se përfundoi në spital e droguar, dalin raportet mjekësore
Mbrëmë Indeksonline raportoi se këngëtarja Gordana Kingji e njohur Baby G është arrestuar nga policia e Kosovës për shkak se u kap me lëndë narkotike, dhe më pas përfundoi në spitalin psikiatrik për shkak të gjendjes së rënduar. Pas këtij lajmi këngëtarja postoi në Instagram një video dhe për t’i mohuar të gjitha lajmet, shkruante Prive. Ajo i quajti të gjitha gjepura teksa shihet brenda një makine duke dëgjuar muzikë. Nuk ka vonuar shumë dhe në revistën “Story”, pronari i Indeksonline Faton Shoshi ka dërguar raportet mjekësore nga Qendra Mjekësore Urgjente Prishtinë, që vërtetojnë lajmin e Indeksonline, se Baby G ka përfunduar në spital në datën 18.11.2018./Story.al