“Pashë Messin në stërvitje, doja të lija futbollin”: Boateng tregon çfarë i ndodhi në Barcelonë
Nuk është e thjeshtë të krahasohesh me më të mirët, të pranosh thjeshtësinë e vërtetë të fakteve (kaq i mirë nuk do jem kurrë) pa rënë në tentacionin e zilisë (është më i mirë, por…). E di mirë këtë Kevin Prince Boateng, i kthyer kohët e fundit në Itali me Monzën.
Në karrierën e gjatë 33 vjecari me origjinë ganeze ka fituar një kampionat e një Superkupë me Milan, një tjetër titull me Barcelonën, një kupë Gjermanie me Eintracht. E megjithatë… “të stërvitesha me Messi më la pa fjalë: kisha thënë gjithnjë se Cristiano Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi është tjetër gjë, nuk është normale. Stërvitesha me të e, për herë të parë në karrierën time, ndihesha i kotë: bënte gjëra të pabesueshme, më vinte të thosha: po e lë fare, nuk luaj më”.
Boateng është kthyer edhe në temën e racizmit, pavarësisht se thotë që ndihet shumë italian, përtej kampionateve të luajtur me Milan, Sassuolo e Fiorentina. Eshtë italiane edhe e shoqja, Melissa Satta.
Por 33 vjecari gjerman me origjinë ganeze kujton se disa gjëra, pikërisht si racizmi, nuk janë përmirësuar me kalimin e viteve. ”Në 2013 thosha: shpresoj që fëmijët pas disa vitesh mos ta dinë cfarë do të thotë racizmi. Por fatkeqësisht dëgjon të flitet për të më shumë sot se dje”.