Pasditja e tmerrshme e Rudina Magjistarit, s’do e besoni çfarë i ka ndodhur!

Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari, ka ndarë me ndjekësit një ngjarje skandaloze që i ndodhi mesditën e djeshme. Magjistari publikoi në Instagram një album fotosh, ku duket një sanduiç i mykur që i është shërbyer në një nga kafenetë e Tiranës. Duke e cilësuar këtë një ngjarje skandaloze, moderatorja shkruan se në gradën që ishte myku e bën të dyshojë se nuk ishte çështje rastësie. “Ja çfarë me ndodhi sot rreth orës 15.00! Nuk mund të mos i ndaja me ju këto pamje, sepse edhe tani që e kujtoj revoltohem nga fillimi. SKANDALOZE!!! Sepse në këtë gradë që ishte myku në sanduiç sot, më bën të dyshoj që nuk është çështje rastësie”, shkruante ndër të tjera Rudina.