Pasardhësi i El Çapos përgjak Meksikën si kurrë më parë, SHBA ofron 10 mln $

Bosi më i ri i drogës në Meksikë, Nemesio Servantes, i njohur si El Menço, ka hapur një luftë shumë mizore kundër karteleve rivale, duke mos kursyer as gratë shtatzëna.

Servantesi tani është në krye të më të kërkuarve nga SHBA, e cila ofron 10 milionë dollarë për të.

El-Chapo-2

Lufta mes bandave, sipas ekspertëve, po shfaq një numër shumë të lartë grash të vdekura.

El-Chapo-3

“Prerje kokash, tretje trupash në acid, ekzekutime në publik, shkulje zemre, vrasje e grave dhe fëmijëve. Të gjitha ndodhin pothuajse çdo ditë. El Çapo ishte i dhunshëm, kur El Menço po e çon në tjetër nivel”, thonë zyrtarët në vend.

Top Channel