Pas zërave se në jetën reale është çift me Generda Braçen, Saimir Kasemi publikon videon romantike krah Meri Murrizit: Dashuri e madhe

“Princi modern”, Saimir Kasemi zgjodhi mbrëmë si partneren e tij të ardhshme Meri Murrizin, duke finalizuar kështu rrugëtimin e tij në “Love Story”.

Ai hoqi dorë nga Generda Braçe, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet e publikut se ajo në të vërtetë është bashkëshortja e tij dhe se njihen e jetojnë prej vitesh bashkë në Gjermani.

Saimir Kasemi theksoi edhe një herë se për Merin ka pasur më shumë se pëlqim që në momentin e parë që e kishte parë.

Megjithatë, ka ende nga ata që nuk i besojnë zgjedhjes së Saimirit, por ky i fundit duket se po e shijon vendimin e tij.

Kasemi ka publikuar sot në Instastory një video, në të cilën shfaqet krah Merit.

Ata janë kapur dorë për dore teksa ecin në rrugë së bashku.

Këto pamje, ku dyshja duket shumë e lumtur, janë shkëputur nga takimi romantik në Romë që ishte zhvilluar për mbrëmjen e djeshme.

Në sfond të saj dëgjohet edhe kënga “Grande Amore”, si për të theksuar se dyshja janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.