Pas “The Voice Kids”, Kamela Islamaj i kthehet zakonit të vjetër

Kamela Islamaj ka qenë një ndër figurat kryesore që ka ndjekur ecurinë e fëmijëve pjesëmarrës në “The Voice Kids”, si një ndihmës trajnere në skuadrën e Miriam Canit. Dihet që një angazhim i tillë televiziv kërkon shumë punë intensive, ndaj Kamela i ishte dedikuar spektaklit me kohë të plotë. Por pas finales dhe shpalljes së fituesit të premten, këngëtarja i është kthyer pasionit të saj të vjetër që e ka bërë tashmë zakon të stilit të saj të jetës, pikërisht palestrës. “Çfarë të bësh pas “Voice of Albania”? Të rinis jetën time në palestër”, ka shkruar Kamela, në një nga postimet e saj. Në foton në fjalë bën përshtypje për fizikun gjithë muskuj, që dëshmon faktin që ajo vërtet punon fort dhe ndjek regjim ushqimor për t’u pasur zili. /Story.al/