Pas vizitës së saj në Stamboll, gazeta turke shkruan për Genta Ismajlin

Gjatë muajit tetor Genta Ismajli qëndroi për disa ditë në Stamboll dhe prej qytetit turk publikoi imazhe të shumta në rrjete sociale. Si fillim u mendua se këngëtarja kishte shkuar në Turqi vetëm për pushime, por më pas u zbulua se ajo do të sillte një bashkëpunim me një këngëtar të njohur turk.

Genta-3

‘Prive’ zbuloi se Genta do vinte në një duet me reperin, Cezar dhe se ajo do të këndonte pak në turqisht e më pas në shqip. Mirëpo këngëtarja shqiptare nuk e konfirmoi këtë lajm, duke e lënë në dyshim emrin e artistit me të cilin ka bashkëpunuar. Së fundmi për këtë gjë ka shkruar edhe një gazetë shumë e njohur turke, “Korkusuz”. Në të i është dedikuar një shkrim Gentës dhe thuhet se këngëtarja vizitoi Stambollin për një duet surprizë. “Stambolli është një vend i jashtëzakonshëm. Në një anë është Azia, në krahun tjetër Europa… Shumë mbresëlënës, një qytet i jashtëzakonshëm”, ka thënë Ismajli për gazetën turke në lidhje me vizitën e saj në Stamboll.

Genta-2

Genta e ka publikuar këtë shkrim në ‘Instagram-in’ e saj dhe ka treguar se kjo gjë i ka pëlqyer shumë. Këngëtarja nuk ka shtuar asgjë për këngën e saj të re, duke e mbajtur të fshehtë emrin e artistit turk deri në momentin e publikimit. /revistawho.com