Pas video-skandalit, SPAK merr vendimin për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin!

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin e Alma Kaçin pas video-skandalit seksual të publikuar disa muaj më parë.

SPAK ka dërguar për gjykim Gjicin për veprën penale ‘korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor’, ndërsa Kaçi akuzohet për ‘korrupsion aktiv’. Ish-kryebashkiaku u arrestua më 24 qershorit pas videos ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin, ku më pas i kërkonte vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.

SPAK dyshon se Gjici ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime pas publikimit të videos./M.K-dritare.net