Pas vdekjes së të vëllait, Sabri Fejzullahu mesazh: Lutem që kurrë të mos keni ditë pikëllimi
Vëllai i këngëtarit të njohur Sabri Fejzullahut, Shefki Fejzullahu u nda nga jeta ditën e djeshme.
Lajmin e dha vetë këngëtari në një postim në Instagram, ku publikoi një foto krah vëllait të ndjerë.
Ndërsa sot në një postim tjetër, ai falenderoi të gjithë miqtë, kolegët dhe ndjekësit që i shprehën ngushëllimet për vdekjen e të vëllait.
“Mesazhet tuaja të sinqerta mi lehtësuan dhimbjet. Lutem që kurrë të mos keni ditë pikëllimi në shtëpitë tuaja, por vetëm shëndet, paqe e dashuri,”– shkroi ndër të tjera Sabri Fejzullahu.
Panoramaplus.al