Pas variantit të 27-vjeçarit, Mjekësia Ligjore tregon pse vdiq vajza
Dy ditë pasi bashkëshortja e tij ndërroi jetë Olsi Hajdari ka lënë spitalin dhe ka folur për herë të parë se çfarë ndodhi në dhomën e tyre të gjumit. Ai ka thënë se pas darkës kishin shkuar në dhomën e gjumit, ku kishin vendosur edhe një mangallin me prush pasi ishte ftohtë.
Ai ka treguar se më pas nuk kujtonte asgjë se kush e ka marrë dhe ku e kishin dërguar. Duket se këtë variant e konfirmon edhe Mjekësia Ligjore.
Të pyetur nga Gazeta Shqiptare, Mjekësia Ligjore ka pohuar se helmimi i çiftit ka ndodhur nga monoksidi i karbonit.
Ndërkaq nga ana tjetër familjarët e Rezarta Xibrrakut kanë bërë një denoncim në polici. Nëna e të resë, këmbëngul se Rrezartën e kanë helmuar, ndërsa apelon që autoritetet të bëjnë drejtësi. Po ashtu edhe vëllai i saj, i cili nuk pranon që familjarët e dhëndrit t’i shkojnë për ngushëllime në shtëpi.
“Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën . Të hetohet e vërteta. Po shkojmë në polici. Fola me Olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, me tha nuk mbaj mend asgjë, ne morën mangallin dhe fjetëm”, ka thënë ai.