Pas The Weekend, ky është i dashuri i ri i Bella Hadid!
Bella Hadid është prej pak kohësh në një lidhje të fshehtë me Duke Nicholson, nipi i aktorit të ikonës së Hollywood-it, Jack Nicholson, sipas burimeve për Page Six.
Një person i brendshëm, tha se dyshja ka kaluar kohë së bashku, të paktën që prej muajit të kaluar, kur Nicholson pa Hadid në një udhëtim në New York.
Burimi shtoi gjithashtu se dyshja u largua për ditëlindjen e fundit të Hadid, para se ajo të nisej në një udhëtim vetëm me vajza në ishull.
Modelja mbushi 24-vjeç javën e kaluar dhe festoi me mikeshat e saj, të cilat udhëtuan në një avion privat, por, përpara udhëtimit, thuhet se Bella po festonte me të dashurin e saj të ri, që nuk është bërë ende publik në rrjetet sociale.
Në vitin 2019, Nicholson kishte një rol në filmin horror të Jordan Peele “Us”. Ai është shfaqur së bashku me Lana Del Rey në kopertinën e albumit të saj të nominuar nga Grammy “Norman F – – king Rockwell!”
20-vjeçari është gjithashtu në filmin e ardhshëm të regjisorit Nicholas Jarecki “Dreamland”, me Gary Oldman, Armie Hammer dhe Evangeline Lilly.