Pas thashethemeve se është ribashkuar me Bora Zemanin, Donald Veshaj po sjell projekte të reja
Që pas daljes nga shtëpia e “BBVIP”, Donald Veshaj nuk ka reshtur së bëri zhurmë dhe duke shfrytëzuar për mirë të gjithë vëmendjen e publikut. Disa javë më parë ai publikoi këngën “Nuk je” në të cilën fansat janë të bindur se aktori ia ka dedikuar ish-partneres së tij, Bora Zemanit.
Direkt pas lançimit të këngës, aktori i humorit ka qenë i ftuar në disa koncerte në Tiranë apo Prishtinë duke performuar së bashku me vëllain e tij binjak dhe mikun e tyre Elgit Doden ku kanë pasur dhe disa bashkëpunime të tjera muzikore të cilat u bënë hite. Gjithashtu ai është përfolur kohëve të fundit se mund të ketë pasur një ribashkim me moderatoren.
Mirëpo duket se Donaldi e ka fokusin momentalisht në projektet e tjera pasi ka qenë Elgiti i cili ka postuar në InstaStory një video ku pamjet tregojnë se artisti ndodhet në studio dhe mbi të ka etiketuar dy binjakët.
“O çfarë po vjen”– ka shkruar Elgiti krahas videos duke lënë të kuptohet se djemtë po sjellin shumë shpejt një projekt të ri muzikor.
Kujtojmë se Donaldi ka treguar më parë se nuk ka dashur t’i futet muzikës por mesa duket aktorit të humorit ka filluar t’i pëlqejë kjo gjë sidomos pas suksesit të këngës së tij të fundit ku numëron miliona klikime në ‘YouTube’.