Pas televizionit do i futet politikës? Kjo përgjigje nga Fjoralba Pronari padyshim që nuk pritej

Fjoralba Ponari është një nga vajzat më të bukura e të ëmbla të ekranit shqiptar. Megjithëse për publikun u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në “The Voice”, 26 vjeçarja i hyri më pas pjesës së moderimit, karrierë që po i ecën më së miri, sidomos nisur nga projektet e saj të fundit në televizion. Siç shumë nga ne e dinë, Fjoralba është edhe stomatologe. Deri tani, mund të themi se bukuroshja bionde zotëron tre profesione, por mos u çudisni kur t’ju themi se prezantuesen mund ta shohim të shkëlqejë edhe në një tjetër fushë.

Moderatorja e “Portokalli” ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, dhe njëri prej tyre e ka pyetur nëse pas televizionit ajo do të zgjidhte politikën.

Përgjigjia e Fjoralbës padyshim që nuk pritej nga askush. “Mundem dhe do e bëj”, ka shkruar ajo në rrjetin social. Pra shumë shpejt, prezantuesen do e shohim edhe në politikë.

Kujtojmë se përveç “Portokalli”, Fjoralba po punon edhe për një tjetër emision në Top Channel, “Më thuaj një dëshirë”, i cili duket se ka pasur tepër impakt te publiku. /News31