Pas talljes së Feros vjen përgjigja nga ana e Unikkatil-it
Pas talljes që i bëri dje Fero – Unikkatilit duke e etiketuar në një konkurs pune për kamarierë dhe ndihmës kuzhinierë ka ardhur një përgjigje.
Sigurisht, jo nga Unikkatili që nuk përfshihet në polemika të tilla por nga grupi i tij, “TBA”.
Faqja zyrtare në Instagram ka pasur të njëjtën monedhë – talljen.
“Shqipet e përgjakta” kanë ironizuar me punën që Fero bënte në vitet e shkollës së mesme duke risjellë fotot e tij si i punësuar në ëmbëltore.
Ndonëse nuk ka asnjë punë për të cilën duhet që dikush të ketë turp, duket se të “detyruar” nga tallja fillestare, anëtarët e “The Bloody Alboz” kanë zgjedhur të ndjekin këtë replikë. /Prive.al