Pas spekulimeve për ndarje, ky veprim tregon se Fero dhe Arbenita vazhdojnë të jenë bashkë

Fero dhe Arbenita janë një nga dyshet më të komentuara të ‘showbiz-it’ shqiptar dhe kjo për shkak të raportit të tyre që herë pas here ka kaluar disa kriza. Vetëm një ditë më parë u vu re se reperi nuk e ndiqte më bukuroshen në rrjetet sociale, ndërsa ajo po. Ky veprim i Fero-s bëri që të gjithë të mendojnë se çifti ishte duke kaluar një krizë të radhës.

Fero-2

Megjithatë duket se çdo gjë ka kaluar, pasi ditën e sotme Fero ka vendosur ta ndjekë Arbenitën në ‘Instagram’. Ndonëse ky është një veprim i përsëritur i dyshes, ka arritur të tërheqë gjithmonë vëmendjen e mediave. Krah raportit në jetën private, reperi lajmëroi ditën e djeshme mbarimin e kontratës dhe largimin nga ‘On Records’, ku ka qenë në menaxhim që prej hapave të tij të parë në muzikë./revistawho.com