Pas skandalit të tradhtisë, Tristan Thompson kërkon të kthehet me Khloe Kardashian

Pas skandalit të tradhtisë, Tristan Thompson ka filluar të ndjejë mungesën e Khloe Kardashian, pasi e ka parë atë duke festuar në Las Vegas. 34-vjeçarja ka qenë në Vegas për të festuar ditëlindjen e mikeve të saj Malika dhe Khadija Haqq. Edhe pse Khloes iu desh të përballej me tradhtinë dhe skandalin e Tristan me miken e ngushtë të Kylie Jenner, ajo tashmë duket e lumtur pranë shoqeve të saj dhe këtë e kanë treguar fotot e publikuara. Burime pranë ‘Hollywooflife’ kanë treguar se Thompson është ndjerë shumë keq dhe ka kërkuar të rikthehet me Khloen, pasi ka parë fotot e saj seksi dhe tërheqëse ne Las Vegas. Nuk dihet ende se si do të veprojë Kardashian, por kjo mbetet për t’u parë në javët në vijim, shkruan Who.