Pas shumë vitesh bashkë, James Arthur dhe e dashura e tij i japin fund lidhjes

James Arthur dhe e dashura e tij, Jessica Grist raportohet se janë ndarë pas shumë vitesh bashkë.

Këngëtari filloi të takohej me Jessica në 2012 kur ajo ishte një valltare rezervë në sezonin që ai fitoi “X Factor”, shkruan “The Sun”.

Sidoqoftë, të dy u ndanë në vitin 2015 dhe dy vite më vonë, ata u rikthyen sërish bashkë.

Një burim tha: “James dhe Jessica kanë shumë histori, kështu që ata gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrat e njëri-tjetrit. Por e vërteta është se ata kanë ecur në drejtime të ndryshme dhe kuptuan se marrëdhënia nuk po funksiononte më“.

“Nuk kishte një dramë të madhe dhe ata janë ende miq, por sidoqoftë është një goditje për të dy, sepse kanë qenë së bashku për një kohë kaq të gjatë“,- shtoi burimi.

Sipas personit të brendshëm, James ka qenë duke u përqendruar tek muzika dhe ai “kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje të re”.