Pas shumë vitesh aludime, Rike Roçi tregon të vërtetën e lidhjes me Noizy-n

Rike Roçi është një nga femrat më të komentuara të showbiz-it për pamjen dhe format e saj fizike. Ajo ka marrë pjesë në “Big Brother” dhe që prej asaj kohe jeta e saj private ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë në Shqipëri, edhe pse ajo jeton në Itali.
Dikur është komentuar dhe në lidhje me Noizy-n, por pavarësisht se pati shumë aludime për vite e vitë me rradhë, nuk ka pasur asnjë koment nga Rikja apo nga Noizy. E pas kaq shumë vitesh, një nga ndjekësit e saj e pyeti në ‘Instagram’ për këtë histori, por Rikja i është përgjigjur duke thënë se nuk ka pasur asgjë mes tyre përveç se shoqëri, sipas Panorama Plus. Me këtë përgjigje, Rikja i ka dhënë fund spekulimeve në lidhje me marrëdhënien e saj dhe reperit Noizy.