Pas shumë spekulimesh, Nora Istrefi zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Robert Berisha

Nora Istrefi ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ për të surprizuar një prej ndjekësve të saj. Përpos këtij momenti dhe vetë këngëtarja u surprizua nga programi me një video mesazh nga vajza e saj, Renee dhe ish-partneri Robert Berisha, i cili pohoi se ajo dhe vajza do të jenë gjithmonë rruga e jetë së tij.

Nora e priti mjaft mirë këtë mesazh, duke theksuar se me Robertin ruan një raport shumë të mirë. Më tej ajo shtoi se pavarësisht komenteve të ekzagjeruara në rrjet, ajo e di shumë mirë se si kanë qenë gjërat midis saj dhe Berishës, teksa tregoi dhe arsyen e ndarjes.

‘’Ndarja jonë nuk pati arsye tjetër përveçse asaj të konsumimit të një lidhje gati 15 vjeçare”, theksoi këngëtarja Istrefi./revistawho.com