Pas shumë konfliktesh, si shprehet sot Robert Berisha për Tunën?

Konflikti midis Tunës dhe Robert Berishës 2 vite më parë tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave. Dy artistët nuk bënë të ditur asnjë shkak rreth kësaj përplasje, megjithatë ata u shprehën disa herë kundër njëri-tjetrit në daljet e tyre publike.

Pas kaq kohësh, duket se marrëdhënia e tyre e trazuar ka mbetur pjesë e të shkuarës. I ftuar në programin e mëngjesit në ‘Top Channel’, teksa i është dashur të komentojë fotografitë e shfaqura, Roberti ka zgjedhur të mos zgjatet shumë lidhur me Sejdiun.

“Emër i dëgjuar”, ka cituar ai duke mos shtuar asnjë fjalë tjetër. Ashtu siç është kuptuar nga kjo intervistë, duket se debatet e Tunës dhe Robertit kanë kaluar tashmë. Kujtojmë se ditët e fundit artistja është spekuluar se i ka dhënë fund marrëdhënies me vëllain e Robertit, Patrisin, megjithatë ende nuk dihet se si qëndron e vërteta./revistawho.com