Pas shtatë vitesh Dj i njohur David Guetta dhe modelja Jessica Ledon i japin fund lidhjes
Një nga Dj më të njohur dhe më të suksesshëm në botë, David Guetta i ka dhënë fund historisë së tij 7-vjeçare të dashurisë me modelen dhe aktoren e njohur, Jessica Ledon.
54-vjeçari dhe partnerja e tij kanë vendosur të ndahen pasi kanë qenë shumë të zënë për shkak të angazhimeve dhe udhëtimeve të vazhdueshme.
David u largua nga Jess dhe mënyra e tyre e jetesës thjesht nuk ishte më e njëjta. Ata kanë kaq shumë vite së bashku sa të gjithë rreth tyre mendonin se ishin krijuar për njëri-tjetrin, por nuk rezlutoi kështu. Megjithatë, duket se ka shpresa që çifti një ditë t’i japë një tjetër shans dashurisë së tyre. Ata nuk e kanë ndërprerë plotësisht kontaktin, kështu që disa prej nesh shpresojnë t’i rregullojnë gjërat.
Çifti nisi lidhjen në vitin 2015, ndërsa më vonë në vend të unazës së fejesës, muzikanti i dha partneres së tij një “unazë premtimi”, që tregonte dashurinë dhe përkushtimin ndaj saj. Këtë e bëri sepse “nuk beson më në martesë”.
Top Channel