Pas shijes së hidhur, Elvana i rikthehet Festivalit të Këngës?
Festivali i Këngës në RTSH, i vetmi i mbetur këtë fundvit, duket se do të ketë një garë goxha të fortë, gjithmonë nëse thashethemet që po qarkullojnë lart e poshtë rezultojnë të vërteta.
Prive e ka të konfirmuar se në festival do të marrin pjesë Vesa Luma me Big Bastën, Ardit Çuni dhe Samanta Karavella. Thuajse e konfirmuar është edhe ripjesëmarrja e Elsa Lilës.
E një listë më të gjerë e ka nxjerrë sot në Instagram gazetari Andi Vrapi i cili ka ironizuar duke u shprehur se këtë vit vetëm ai ‘nuk merrka pjesë në Festivalin e Këngës’.
Lart e poshtë, sipas Andit, përflitet se në garë do jenë Besa Kokëdhima, Elsa Lila, Lorenc Hasrama, Eneda Tarifa, Kamela Islamaj e Dren Abazi.
Emri më befasues është ai i Elvana Gjatës që nëse ndërmerr këtë hap, shënon rikthimin nga një eksperiencë e hidhur në edicionin e 58-të ku u mposht nga Arilena Ara duke dalë e dyta në një garë me shumë hije dyshimi.
A do i futet sërish garës Elvana? Presim e shohim.
/Prive.al