Pas sherrit virtual, Eva Murati dhe Rike Roçi ia plasin në sy njëra-tjetrës
Një foto e postuar në një profil fals në rrjetet sociale, për tifozet seksi ku dukej Rike Roçi me kushërirën e saj, ka shkaktuar debate mes saj dhe moderatores Eva Murati. Në profilin fals të trajnerit gjerman Jurgen Klopp, u postua një foto e Rike Roçit me mbishkrimin: “Ja përse na mungon Shqipëria këtë Botëror”. Por Murati, pas kësaj fotoje bëri një postim ironizues në “Instagram”-in e saj. “Nuk di ta marr për kompliment apo…”, shkruante Eva Murati. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Rikes, e cila e ka këshilluar moderatoren se thjesht duhet ta marrë si kompliment. Të ftuara në programin final të “Top Arena”, dy vajzat u përballën për herë të parë “live” dhe dhanë mendimet e tyre. “Nëse do ta dija se Rikja ishte vajzë e famshme nuk do të reagoja fare. Por në atë fotografi që ishte adresë false e Jurgen Klopp, unë u ndjeva e fyer për dy gjëra. E para, sepse ishte një koment seksist dhe dukej sikur vajzat shqiptare janë thjesht të bukura dhe për kaq i duhen Botërorit. E dyta, ishte fyerja ndaj simboleve shqiptare, ashtu siç e kuptova unë, sipas Panorama Plus. Ne, si popull, si skuadër, nuk kemi asnjë lloj vlere, përveç vlerës së bukurisë së femrave”, tha Murati, teksa bukuroshja Roçi u shpreh se nuk ishte dakord me mendimin e Evës.