Pas sherrit për votat, Flori Mumajesi dhe Stine tani kopje e njëri-tjetrit

Të gjithë e kujtojnë sherrin në paskuintat e “Kënga Magjike” në vitin 2015, mes dy kantautorëve të famshëm, Flori Mumajesit dhe Ernest Dukës, që në muzikë njihet si Stine. Në atë kohë u shkrua në media se debati me fjalë mes tyre degradoi në përplasje fizike, një histori kjo që bëri bujë. Por më vonë gjatë spektaklit “Dance ëith me”, Stine la të nënkuptohej se me gjasa e kishin falur njëri-tjetrin, pasi mes artistëve gjuha e mirëkuptimit duhet të ekzistojë gjithmonë. Nuk dihet nëse sot muzikantët kanë ose jo komunikim, por sa i takon stilit ata duken kopje e njëri-tjetrit. Me mjekër, syze të errëta apo xhaketa lëkure, në pamje të parë duken si vëllezër binjakë. /Story.al/