Pas sëmundjes së Fedez, flet Chiara: Ka nevojë për shumë suport këto ditë
Jo më larg se dje Fedez tregoi se ishte diagnostifikuar me një sëmundje, detajet e të cilës nuk i zbuloi, por u shfaq tejet i prekur. Chiara është shfaqur gjithashtu emocionale, por duke e mbështetur dhe madje ka kërkuar edhe suportin e ndjekësve.
“Dashuria e jetës sime @fedez ka nevojë për shumë suport këto ditë. Ne të duam më shumë se cdo gjë dashuria ime dhe ti do jesh mirë shumë shpejt, gjithmonë rrethuar nga dashuria e familjes tënde, miqve dhe njerëzve që të duan aq shumë”, ka shkruar Ferragni krah fotos.
Edhe ndjekësit nuk kanë hezituar t’i përcjellin menjëherë shumë dashuri, ndonëse fakti se cfarë po ndodh në të vërtetë me të i ka bërë të gjithë kureshtarë për të kuptuar dhe ditur më shumë./revistawho.com