Pas rikthimit në shtëpi, Diola i rrëfehet Xhonit!

Diola teksa i shprehet Xhonit, thotë se tashmë është vënë në shënjestër nga banorët, pas tifos që ka bërë mbrëmë duke thënë se dëshironte që Xhoni të qëndronte brenda shtëpisë së Big Brother.

Po ashtu ata kanë biseduar edhe për mënyrën se si i shohin banorët e tjerë në raport me njëri- tjetrin, të cilët pretendojnë se mes tyre ekziston një pëlqim.

Nga ana tjetër Diola thotë se këtë sjellje dhe afrimitet e shpreh me të gjithë. Të njëjtën gjë pretendon se ka bërë dhe me Amosin, kur ky i fundit e puth në ballë.

Kujtojmë se Xhonatani u eleminua nga votat e publikut puntatën e mbrëmshme, por bileta e tij i dha mundësinë e rikthimit brenda në shtëpi./A.ZH-dritare.net