Pas ribashkimit me Ben Affleck, Jennifer Lopez fshin çdo gjurmë të ish-të fejuarit nga jeta e saj
Jennifer Lopez po përforcon gjithnjë e më shumë marrëdhënien me Ben Affleck, pasi ka vendosur të fshijë çdo gjurmë të ish-të fejuarit, Alex Rodriguez.
Ndjekësit vunë re se këngëtarja dhe aktorja me famë botërore ka fshirë nga Instagram-i i saj çdo foto me Alex, madje as nuk e ndjek më në rrjete sociale. Nga ana tjetër, Alex nuk e bëri këtë veprim. Ai ka end fotografi me këngëtaren në profilin e tij në Instagram, shkruan “Page Six”.
Ndërsa Jennifer tani po shijon dashurinë me aktorin dhe ish-të fejuarin, Ben Affleck, Alex është i lirë dhe po lundron nëpër Evropë nën shoqërinë e vajzave të bukura.
Ben dhe Jennifer u takuan në 2002 ndërsa ajo ishte akoma e martuar me burrin e saj të dytë, Chris Judd. Paparacët e kapën atë duke puthur aktorin në ditëlindjen e saj të 32-të, dhe disa ditë më vonë ajo paraqiti kërkesën për divorc.
Pasi çifti tregoi publikisht se janë rikthyer bashkë në ditëlindjen e 52-të të Lopez, tashmë ata po kërkojnë për një rezidencë në të cilën do të bashkëjetojnë. Pak ditë më parë u raportua se vlera e unazës prej diamanti rozë që Ben i kishte dhuruar Jennifer në 2002-in, ka arritur deri në 11 milion dollarë, ndërkohë që në atë kohë, aktori e kishte blerë për 2,5 milion dollarë.