Pas reagimit të Arbana Osmanit për Iris Luarasin, flet edhe Drini Zeqo

Të shtunën e javës së kaluar në emisionin “Shiko kush luan” Iris Luarasi përmendi 4 emra të personazheve të njohur i ka ngelur lëndën e saj, një ndër të cilët ishte edhe Arbana Osmani. Pas deklaratës së pedagoges vendosi të reagonte edhe Arbana. Moderatorja tregoi se ajo ngeli në lëndën “Gazetari Radio”, sepse i duhej të punonte gjatë kohës që studionte për shkak të vështirësive ekonomike të familjes së saj. Ndër të tjera ajo shtoi se sot e ka kuptuar se nuk të bën të paaftë apo dështak nota ngelëse e një mësuesje.

Drini-2

Ndërsa ditën e sotme në lidhje me këtë temë ka folur edhe Drini Zeqo. Gazetari i njohur ka publikuar një foto nga reagimi i Arbanës dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Nuk është se ai fakultet në fakt të mësonte ndonjë gjë të madhe mbi gazetarinë e radios apo televizionit. Dhe po, ne që kemi punuar për të ndihmuar familjet apo për të mësuar ndonjë gjë më shumë kemi bërë mirë. Zysh Irisi pedagogia e gazetarisë në Shqipëri nuk është ndonjë gjë e madhe për t’u mburrur”, ka shkruar Drini.

Drini-3

Ndër të tjera ai ka treguar se në mesazhe i vijnë çdo ditë ankesa nga studentët, por sipas tij asgjë tjetër nuk mund të të mbështesë më shumë përveç krahëve të tu.

Drini-4

Mesa duket kjo temë ka nxitur një debat të fortë dhe ende nuk ka një reagim tjetër nga Iris Luarasi. /revistawho.com