Pas publikimit të fotove, Ana denoncon Arjonin!

Pak ditë më parë, Arjoni i Për’puthen publikoi në Instastory-in e tij një foto ku shfaqet në shtrat krah Anës ku shkruante: “Pantera zgjohu se do ikim të puntata. Datën dhe arsyen pse i publikova do t’i them në një moment të dytë.”

Gjatë këtyre ditëve, fotot bënë xhiron e rrjetit, ndërsa sot, gjatë episodit të radhës të Për’puthen, Ana dha versionin e saj se çfarë fshihet pas fotove në shtrat dhe ndër të tjera tha se ka denoncuar Arjonin për publikimin e tyre pa dijeninë e saj.

“Unë jam treguar e drejtë dhe po, foto është e vërtetë. Dua ta sqaroj gjithë situatën. Ka qenë ai që më ka kërkuar, më ka thënë hajde dhe unë kam shkuar. Përsa i përket fotos, kam qenë në gjumë dhe e pavetëdijshme. Ka qenë një natë që ai s’ndihej mirë dhe shkova ta takoja. Aty shihet qartë që kam qenë me rroba. Fotoja është bërë në shtëpinë e Arjonit se jemi në të njëjtën lagje. Ishte sëmurë, kam shkuar për t’i dhënë ndonjë ilaç dhe duke biseduar më ka zënë gjumi. S’ka patur asnjë marrëdhënie intime, pavarësisht se fotoja ka treguar shumë. I them këtu publikisht Arjonit që nëse më ka bërë foto të tjera, t’i nxjerri të gjitha, foto, video.”

Ndër të tjera, Ana tregon se gjesti i Arjonit, nuk ka lënduar vetëm atë, por gjithashtu nënën dhe vëllezërit e saj.