Pas prishjes së fejesës me biznesmenin, Marina Fara foto nga shtrati me të dashurin e ri

Vitin e kaluar lidhja e më pas fejesa e papritur e Marina Farës me biznesmenin, Edi Ismaili pushtuan mediat. Fejesa u prish shumë shpejt, dhe vajza e këngëtares Eli Fara vazhdoi jerën si beqare. Pas kësaj, Marina u përfol për lidhje të reja, si ajo me një futbollist, thashetheme të mohuara nga vetë Marina.Këtë herë ka qenë vetë ajo që ka prezantuar të dashurin e ri, duke publikuar mëngjesin e sotëm disa foto intime në profilet e saj. Në shtrat duke u puthur, çifti duken shumë të dashuruar, por Marina është kujdesur t’ia mbulojë portretin djalit, duke mbajtur kështu mister identitetin e tij.Gjithsesi me aq sa duket miqtë e Marinës janë ata që mund ta identifikojnë. /Story.al/