Pas përjashtimit nga “Big Brother VIP”, Eva Alikaj flet për herë të parë: U kërkoj falje shqiptarëve
Aktorja Eva Alikaj, e cila u përjashtua nga “Big Brother VIP” pas thyerjes së rregullave kryesore të programit me rekorde shikueshmërie, ka folur për herë të parë.
Pas debatit që ish-banorja bëri, fillimisht me Kristin dhe më pas momenti kulminant ishte me Luizin, atij të cilit i drejtoi fjalët kërcënuese.
“Ta çaj kafkën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë e cila çoi në marrjen e vendimit nga Vëllai i Madh.
Por në “Shqipëria Live” Eva Alikaj i kërkoi falje shqiptarëve për gjuhën që ka përdorur gjatë debatit.
“Ju kërkoj falje shqiptarëve që përdora ato fjalë aty, pasi e shohin të gjithë, edhe të rinj”, tha aktorja.
Top Channel