Pas përjashtimit nga “BBVA”, reagon Ermiona Lekbello: “Nuk mund të duroja teatrin e kukullave”

Ermiona u përjashtua dje nga shtëpia e famshme e “BBVA”, duke u skualifikuar kështu nga gara. Disa orë më vonë, këngëtarja postoi një foto në Instagram, për të falenderuar njerëzit që e mbështetën, si dhe për të treguar përvojën brenda shtëpisë.

“Ju falenderoj të gjithë me zemër, që më mbështetët gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e “BBVA-2”. Një falenderim i veçantë i shkon Luizit, që më ndenji afër dhe më përkrahu në këtë rrugëtim. Luizi u mundua gjatë gjithë natës të më ndalonte, për të mos dalë jashtë nga shtëpia, por ishte i pamundur qëndrimi im në atë shtëpi të rrethuar me hiena, duke përjashtuar Kristin dhe Keisin, që edhe ata i dua fort.
Më vjen keq që nuk jua plotësova dëshirën për të qëndruar deri në fund, por duke qenë e vërtetë, nuk mund të duroja hipokrizinë, falsitetin, kinematë dhe teatrin e kukullave 2-lekëshe.
Sot ma keni mbushur shpirtin me shumë dashuri. Ju dua shumë! Aman se vdiqëm”, shkroi Ermiona.

Pas zarfit të zi, i cili u shfaq brenda shtëpisë së “BBVA” në ditën e shtunë, Vëllai i Madh paralajmëroi banorët se nuk do të tolerohet më dhuna verbale apo fizike. Si pasojë e këtij vendimi, u përjashtuan Ermiona dhe Eva Alikaj.

Anabelmagazine