Pas një vit e gjysmë romancë, Adriana Lima ndahet nga shkrimtari turk

Pas një viti i e gjysmë bashkë, Adriana Lima i ka dhënë fund lidhjes me shkrimtarin turk, Metin Hara. Në korrik të vitit 2017, ish-engjëlli i “Victoria Secret” u lidh me shkrimtarin, kur u fotografuan duke qëndruar së bashku në një jaht.

Adriana-Lima-2

Ndërkohë për herë të fundit janë parë bashkë në nëntor të vitit 2018. E teksa supermodelja ka fshirë në rrjetet sociale fotot me Metin, ky i fundit i ka ende fotografitë ku edhe i ka dedikuar fjalë dashurie, shkruan Panorama Plus.

Adriana-Lima-3

Kujtojmë se Adriana Lima ka qenë e martuar më parë me yllin serb të basketbollit Marko Jaric nga 2009-2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Valentina 9 vjeç dhe Sienna 6 vjeçe.

Adriana-Lima-1