Pas nisjes së procedurës së divorcit, Kanye West largohet nga rezidenca e Kim Kardashian me 500 palë atlete me vete
Kanye West ka bërë një hap të madh drejt divorcit nga Kim Kardashian.
Reperi 43-vjeçar mesa duket nuk është më në kontakt me yllin e “Keeping Up With the Kardashians”, prandaj ka nisur të mbledhë të gjitha sendet që ka në rezidencën e saj në Calabasas, shkruan “Mirror”.
Kanye aktualisht po qëndron në fermën e tij Wyoming, në Cody, dhe një burim i ka thënë “People” se ai nuk flet më me Kim, pasi secili po jeton jetën e tij.
“Page Six” ka zbuluar se së fundmi reperi ka nxjerrë 500 palë atlete nga shtëpia e tyre në Los Anxhelos.
Një burim i tha “People”: “Kim dhe Kanye po jetojnë jetët e tyre të ndarë. Nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin”.
Kanye tregoi se të gjitha sendet e tjera janë larguar nga shtëpia në Calabasas, aty ku po jeton Kim bashkë me katër fëmijët e tyre: North 7 vjeç, Chicago 3 vjeç dhe djemtë Saint 5 vjeç, Psalm një vjeç.
Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014 në Itali.