“Pas ndarjes, u përballa me një problem shëndetësor”, Balina Bodinaku flet për herë të parë për divorcin
Pas përfundimit të “Big Brother Vip” jo vetëm konkurrentët, por edhe dy opinionistët e programit janë ktheyr në kryefjalën e mediave rozë.
Mbrëmjen e djeshme, Balina Bodinaku ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” ku veç opinioneve lidhur me ‘BBV’, u ndal edhe në jetën e saj private.
Balinda u shpreh se kishte dy momentet më të vështira të jetës së saj, ku njëri prej tyre ishte divorci.
Ajo tha se u përballë me një situatë kritike shëndetësore.
“Një nga momentet më të vështira ka qenë divorci, sepse vinte pas një raporti shumë të gjatë. Unë isha fare fëmijë, rreth 17 vjeçe kur fillova lidhjen dhe pas 10 vitesh u ndamë. Duhej ta filloja nga zero gjithçka. Një moment tjetër është kur u përballa me një situatë shumë kritike shëndetësore”, u shpreh Balina.