Pas ndarjes së përfolur, del video ku Dafina Zeqiri puthet egër me të dashurin

Dafina Zeqiri është ndër këngëtaret më interesante shqiptare dhe prej një viti ajo po synon edhe tregun ndërkombetar. E nisi me “Four Seasons” ku si imazh ishte marokeni, French Montana. Ky bashkëpunim ngjalli dyshime se ajo mund t’i kishte dhënë lidhjes me Jozen, të dashurin nga Republika Domenikane.
Por tashmë çdo gjë është mëse e qartë në videon që qarkullon në rrjetet sociale ku ajo shfaqet duke puthur gjithë pasion të dashurin. Në praninë e një grupi miqsh ata nuk e kanë problem të shkëmbejnë puthje të egra në një ambient lokali. Kjo tregon se çifti vazhdon me po të njejtin pasion dhe dashuri, saqë Joze ka shoqëruar të dashurën e tij në koncertet e saj në Kosovë. /Story.al/

Dafina-Zeqiri-1