Pas ndarjes së bujshme të Robertit dhe Norës, Bleona Qereti ka dy fjalë për çiftin

Një ditë më parë, këngëtari i njohur Robert Berisha e pranoi publikisht se është ndarë nga bashkëshortja e tij, Nora Istrefi.

Ai postoi në profilin e tij në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me Norën dhe të voglën e tyre, Renee.

Krahas kësaj foto, Roberti zbulon se është ndarë nga këngëtarja dhe se pavarësisht gjithçkaje ata janë miq të mirë deri në vdekje dhe Norës i ka borxh jetën.

“Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar që keni për ta marr vesh prej meje e skeni nevojë të lodheni e me kliku në çdo titull që e bëjnë portalet. Eshte punë e tyre dhe mjeshtri e gazetareve qe dinë me nxjerr ashtu titujsh..Unë edhe Nora nuk jemi më bashke, por gjithë jetën do jemi babi dhe mami i Renees, loqkës tonë..dhe shokë të mire deri ne vdekje. Nëse nuk ka më dashni mes një çifti, nuk dmth të bëhesh armik e t’ja kthesh shpinën. Bëhuni pozitiv e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe atë qe s’ju do të mirën se sen sbohet. Përmes këtij postimit @noraistref e falenderoj shumë që ma ka pru në jetë një fëmijë si Renee…edhe shumë kujtime të bukura prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën. I wish you all the best”, shkruante Berisha në postimin e tij.

Bleona-2

Ky postim ka marrë me mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku mes tyre vihen re edhe fjalët e disa nga personazhet e njohur të ekranit shqiptar.

Një prej tyre është edhe këngëtarja Bleona Qereti, e cila tregon se i bashkohet dhimbjes së tyre.

“Fat të mirë për të dy. Ndryshe nga njerëzit e tjerë unë ndjej dhimbjen tuaj dhe atë që po kaloni. Do ta kapërceni këtë. Ju dua të dyve”, ka shkruar Bleona, e cila është përballur me një situatë të ngjashme, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Gani Bardha.